Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Lundër, ku drejt një banese është qëlluar me armë zjarri.
Sipas njoftimit të policisë, shtetasi me iniciale SH.B. ka telefonuar mbrëmë në darkë sallën operative dhe ka bërë një denoncim ku ka thënë se disa persona kanë qëlluar me armë zjarri drejt shtëpisë së tij.
“Shtetasi Sh. B., kallëzon se gjatë natës në fshatin Lundër, persona të paidentifikuar dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në fasadën e banesës së tij. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve”,- njofton policia.