Në vendimin e GJKKO, Habialj është shpallur fajtor për veprat penale “trafikim i lëndëve narkotike e mbetur në tentativë e kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, për të cilën është dënuar me 12 vite burg, si dhe grup të strukturuar kriminal, ku është dënuar me 4 vite.
Me uljen e dënimit sipas kodit të procedurës penale, Habilaj është dënuar përfundimisht me 10 vite burg. Fajtorë për të njëjtat akuza, janë shpallur edhe Nazer Seiti, Maridian Sulaj dhe Fatmir Minaj, të cilët me uljen e dënimit janë dënuar përfundimisht me nga 9 vite burg.
Vendimet
Moisi Habilaj- 10 vite burg
Nazer Seiti- 9 vite burg
Maridian Sulaj- 9 vite burg
Fatmir Minaj- 9 vite burg