Fqinjët e familjes Velaj në Vlorë, kanë treguar me detaje ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme ku u ekzekutua me breshëri kallshnikovi, Shkëlzen Velaj, vetëm 35 vjeç. Një prej fqinjëve shprehet se Shkëlzeni kishte folur me nënën para pak se të qëllohej nga autorët. Ai i kishte kërkuar asaj të hapte derën, por ajo nuk kishte mundur dot të vepronte me shpejtësi dhe ishte trembur pas të shtënave të armëve. Sipas fqinjes, nëna e mori vesh vonë për vdekjen e djalit dhe se përveç dy djemve që i janë vrarë ka edhe një djalë tjetër në Itali.
Ndërkohë, një tjetër fqinj, shprehet se Shkëlzeni ishte djali më i mirë i lagjes. Ai ndihmonte shumë në punët e komunitet dhe madje nuk kërkonte as para. Kujtojmë se Shkëlzen velaj, është vëllai i Ardi Velaj, i cili u ekzekutua në masakrën e Coles në vitin 2015.