Zbardhen detaje të reja nga vrasja, që tronditi ditën e sotme Tiranën, ku shtetasi Mexhit Picari ekzekutoi ish-dhëndrin e tij, Kudret Saliaj, ndërsa i plagosur mbeti edhe avokati i viktimës, Adriatik Cama.
“Me Kudretin kishim konflikte të vazhdueshme prej muajsh. Pasi u nda nga vajza dhe ma solli në shtëpi pa e lejuar të shohë femijët ai ka vijuar të na kërcenojë dhe ofendojë. Ka ardhur tek shtëpia dhe tek biznesi disa herë. Per shkak të kërcënimeve unë mbaja armën me vete. Sot kam shkuar të shoqëroja vajzën për në gjykatë sepse kishte seancën. Aty u përballa me Kudretin. Ai ofendoi vajzën time dhe une e qëllova. Pas krimit kam hedhur armën dhe jam larguar drejt Unazës së Re në shtepinë e motrës”, ka thënë Picari.