Mjaftonte shkaku më i vogël që një 33-vjeçar në Foggia të Italisë të lëshonte një breshëri grushtesh mbi bashkëshorten e tij.
Ajo që e acaroi së fundi, ishte se gruaja i tha që donte të dilte për të bërë pazarin së bashku me fëmijët, 4 dhe 7 vjec dhe me nënën e saj. Kaq mjaftoi që të makthi i goditjeve, njëra nga të cilat i çau buzën.
Dhuna vazhdonte prej vitesh, por tani më fund, gruaja u bind ta denonconte, dhe kjo falë 7-vjeçarit i cili madje është përpjekur të ndërhyjë për të ndaluar babain e tij të dhunshëm.
“Mami denoncoje, babi është i keq”, ishin fjalët e fëmijës së mitur, që pavarësisht moshës së brishtë, u soll si i rritur duke e nxitur të ëmën të shkonte në polici. Falë reagimit të saj, karabinierët mundën të ndërhyjnë dhe e prangosën 33-vjeçarin me akuzën e dhunës në familje.