Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një grabitje në një karburant në Fllakë të Durrësit.
Mësohet se autorët kanë qenë të armatosur dhe të maskuar.
Ata kanë hyrë në karburant rreth orës 09:00 dhe nën kërcënimin e armës kanë kërkuar të marrin paratë e xhiros ditore.
Ende nuk dihet nëse ka të lënduar dhe shuma e parave që është grabitur.
Policia është nisur për në vendin e ngjarjes.