Sigurohen të tjera detaje në lidhje me vrasjen që trondit mbrëmë Shkodrën, ku një 53-vjeçar vrau me armë zjarri motrën e tij. Ngjarja ndodhi mbrëmë në lagjen ‘Ndoc Mazi’.
Dyshohet se Fabian Vuka akuzohet se ka vrarë motrën e tij, 58-vjeçaren Diana Vuka, e cila prej vitesh ishte emigrante në Gjermani, ndërsa ishte kthyer vetëm dy ditë më parë. Në një komunikim për mediat, policia tha se viktima ishte gjetur e pajetë në dhomën e saj të gjumit.
Paraprakisht, autori i dyshuar ndodhet në kushte depresioni, ndërsa thuhet se është një person me probleme me alkoolin.
Raportohet se ka dyshime që mes motrës dhe vëllait ka pasur konflikte të vazhdueshme. Kujtojmë se autori i dyshuar i krimit u arrestua dje nga policia, ndërsa thuhet se ai e ka vrarë të motrën me silenciator. Ndërkohë policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të krimit të rëndë.