Fabian Vukaj, 55-vjeç, ka dalë sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë për vrasjen e motrës së tij, Diana Vukaj, 58-vjeç.
Shkak për këtë krim të rëndë janë bërë 4 mijë euro që motra i kishte shpenzuar për blerjen e disa mobileve, të cilat autori i kërkonte për veten e tij pasi luante bixhoz.
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Fabian Vukajn.