Një person është arrestuar nga policia pasi është kapur duke ndërtuar pa leje në një tokë shtetërore.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin B. H., 48 vjeç, banues në Mallakastër.
Arrestimi i tij u bë pasi është konstatuar duke ndërtuar pa leje një objekt në tokë shtetërore.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.