Është mbledhur Kolegji Zgjedhor për shqyrtuar ankimimin e PD-së ndaj vendimit të Komisionit të Ankesave (KAS) për rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit në Shkodër.
Në mbledhje kanë marrë pjesë përfaqësues nga PD, ndërsa ka munguar përfaqësuesi i LSI dhe u kërkua që të shtyhet seanca. Kolegji Zgjdhor nuk ka shtyrë seancën duke thënë se LSI ishte në dijeni dhe se kishte mundësinë që të sillte një përfaqësues tjetër.
“Nuk justifikon shtyrjen e seancës së sotme. Në kushtet kur kjo palë e interesuar kishte dijeni, mund të caktonte një përfaqësues tjetër,” tha drejtuesi i seancës.
Kujtojmë që në Kolegjin Zgjedhor po shqyrtohet padia e LSI dhe PD për zgjedhjet në Shkoder.
Kolegji Zgjedhor është mbledhur sot, pasi PD e ankimoi vendimin e KAS, për mos shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në këtë qark.
Më parë Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar edhe katër padi për qarqet e tjera si Gjirokastër, Durrës, Vlorë, Tiranë.