Emilio Morenatti është fotoreporter spanjoll i agjensisë amerikane të lajmeve “Associated Press”.
Ai ka publikuar 14 fotografi nga periudha e pandemisë në Spanjë nëpërmjet të cilave janë fiksuar pamje apokaliptike të rralla në gadishullin Iberik. E titulluar “Një vit frikë, humbje dhe shpresë”, Morenatti ka fiksuar momente më epike të 12 muajve në Spanjë.
I njohur si fotoreporter lufte, vetë ai është shprehur se pamjet e konflikteve të luftës nëpër botë nuk janë asgjë përballë atyre që ka fotografuar gjatë pandemisë. Shikojini dhe shijoni një histori vetëm nëpëmrjet fotografisë.