Kampionati evropian është kryefjala e këtyre ditëve në botën e sportit dhe jo vetëm. I realizuar një vit me vonesë për shkak të pandemisë, risia më e bukur e këtij kompeticioni është prania e tifozëve në stadiume, të cilët i kanë dhënë një emocion të veçantë dhe e kanë bërë edhe më interesante përballjen mes Kombëtareve.
Si gjithmonë tribunat përveç tifozëve të flaktë që kanë ardhur në mbështetje të kombëtares përkatëse mbajnë edhe tifoze simpatike të cilat janë një motiv më shumë edhe për lojtarët që të japin 100% nga vetja e tyre në fushë.
I tillë ishte edhe rasti i sfidës Rusi-Finlandë, ku një bukuroshe ruse në shkallët e stadiumit rrëmbeu vëmendjen e kameramanëve, teleshikuesve, por në veçanti edhe të një komentatori arab, i cili nuk u mendua dy herë për të nxjerrë nga goja atë që i ndjeu zemra. Për komentatorin bukuroshja duket se ishte ‘dashuri me shikim të parë’, ose të paktën atë la të kuptohej me reagimin epik.
Që në momentin kur bukuroshja ruse u shfaq në ekran, komentatori lëshoi një pasthirrmë epike. Pas pak sekondash ai harroi edhe profesionin e tij duke u shndërruar në një këngëtar për të renë simpatike. Video u bë menjëherë virale dhe thuajse të gjithë e konsiderojnë të’ justifikueshëm’ veprimin e komentatorit, pasi tifozja ruse ndezi imagjinatën e të gjithë atyre që e panë.