Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me një ngjarje të ndodhur në muajin gusht të vitit të kaluar, ku një 50-vjeçar shqiptar dhunoi me shufër hekuri një oficer policie. Mediat greke kanë zbardhur dëshminë e këtij të fundit i cili ka deklaruar se ishte duke ecur në plazhin e Paxos në momentin kur u godit në kokë.
Ai më goditi në kokë me një shufër hekuri dhe edhe pse unë u rrëzova, ai vazhdoi të më godasë edhe pesë herë.Ndërsa po ecja në breg pashë një hije. Pastaj çdo gjë mu errësua dhe u përmenda në tokë. U zgjova i mbuluar nga gjaku dhe kisha shumë plagë në fytyrë.
Fermeri shqiptar u dënua me nëntë vjet burg nga gjykata për vrasje në tentativë, ndërsa oficeri i policisë i cili nuk vdiq iu nënshtrua një serie operacionesh.
Oficeri i policisë fillimisht mendoi se ai kishte qenë viktimë e një aksidenti automobilistik, por realiteti ishte shumë ndryshe, pasi sipas tij shqiptari donte ta vriste. Dëshmitarët okularë, dy oficere policieqë shoqëruan viktimën atë natë, u dhanë autoriteteve përshkrime të hollësishme që ndihmuan në hetimin për të gjetur autorin.