Babis Anagnostopoulos, piloti 32-vjeçar është tashmë i arrestuar pasi pranoi dje se ishte ai që vrau gruan 20-vjeçare dhe se grabitja nuk kishte ndodhur kurrë.
Me kokën ulur, me maskë të zezë dhe me jelek të bardhë anti-plumb, ai është shoqëruar pasditen e sotme nga forca të shumta sigurie në zyrën e prokurorit për të ekzekutuar urdhrin kundër tij dhe më pas u paraqit para hetuesit. 32-vjeçarit iu dha afat që të kërkojë falje të martën për krimin që ka bërë.
Autori i krimit nuk bëri asnjë koment për gazetarët e interesuar. Ai u shfaq i ftohtë ndërsa edhe zyrtarët e gjykatës kishin dalë nga dritaret e ndërtesave të Evelpidon për të parë transferimin e tij. Kjo tregon interesin ndaj rastit të tij, por edhe i neveritjes së opinionit publik për aktin dhe teatrin që luajti deri sa pranoi krimin.
I penduar për ata që ka bërë, 32-vjeçari përmes avokatit të tij ka kërkuar një dënim shembullor.