Një krim makabër ishte ai që ndodhi në Greqi pak javë më parë ku u mbyt 20-vjeçarja Caroline në sy të foshnjes së saj, ndërsa zbardhja e ngjarjes u bë vetëm dje ku u arrestua bashkëshorti i saj si autori i ngjarjes.
Sipas dëshmisë së rreme të bashkëshortit të saj, tre persona, të cilët shkuan për të grabitur një shtëpi në Greqi, përfunduan duke vrarë 20-vjeçaren britanike, qenin e familjes dhe duke torturuar edhe vetë atë.
20-vjeçarja u gjet e vrarë, në papafingo të shtëpisë, pranë krevatit të fëmijës së saj 11 muajsh, ndërsa burri i saj 32 vjeç, kishte krijuar një skenë sikur ishte i lidhur në një karrige në dhomën e gjumit.
Daily Mail ka publikuar pamje të 20-vjeçares teksa luante me fëmijën e saj pranë detit, siç shikohet në videon e mëposhtme ajo shihet e lumtur me fëmijën e saj. Ky do ishte dhe momenti i fundit që ajo do e shikonte fëmijën e saj, pasi burri i saj grek e mbyti me jastëk me justifikimin se Caroline donte të ndahej.