Kampionati Europian i Futbollit Euro2020 nisi më 11 qershor dhe do vazhdojë për një muaj. Një elemet i rëndësishëm i Euro2020 është topi i cili është prodhuar nga kompania Adidas dhe mban emrin ‘Uniforia’.
Topi i Euro2020 është goxha i shtrenjtë por ka disa arsye për këtë. Adidas-it iu deshën 4 vite për ta zhvilluar dhe testuar këtë top. Ai u testua në tre kontinete nga 600 lojtarë në total. Një tjetër testim ishte në temperaturën e ngrirjes dhe deri në 40 gradë Celsius.
Gjithashtu ata e testuan topin duke e përplasur 2 mijë herë në një mur çeliku për tu bindur që do të qendronte i rrumbullakët si më parë.
Ky top bazohet në ‘Adidas Telstar18’ i cili ishte topi zyrtar i ndeshjes për Kupën e Botës 2018 në Rusi, por ‘Uniforia’ ka një dizajn më të veçantë sepse në të janë të pasqyruara qytetet pritëse dhe kordinatat gjeografike të tyre.