Albert Taullau, vëllai i Saimir Taulalut njoftohet se ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Lushnjë. Vëllai i tij, Saimiri, ka rënë shpesh pre e atentateve me tritol dhe armë zjarri, por ka mundur të jetojë. Ai njihet si rival i Aldo Bares.
Referuar njoftimit të Policisë, bëhet me dije se “Sot rreth orës 10:35, në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnjë, shtetasi A. T., 58 vjeç, dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i banesës ku banonte dhe ka ndërruar jetë.”
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Shtëpia nga e cila dyshohet se ka rënë Albert Taullau, ka qenë disa herë shenjëstër e atentateve me tritol. Prej kohësh viktima nuk jetonte aty.
Lushnjë/ Informacion paraprak
Sot rreth orës 10:35, në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnjë, shtetasi A. T., 58 vjeç, dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i banesës ku banonte dhe ka ndërruar jetë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.