Brunilda Lilo do të jetë Avokate e Përgjithshme e Shtetit. Ky vendim është marrë nga Këshilli i ministrave, i cili është botuar në Fletoren Zyrtare.
Më herët Lilo ka qenë avokate e Shtetit pranë Zyrës së Gjykatave të huaja, ndërkombëtare dhe arbitrazhit ndërkombëtar.
Ajo do të zëvendësojë në këtë post, Enkelejda Muçajn.
VENDIMI:
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 21, pika1, 26, pika 5, shkronja “a”, të ligjit nr. 10018, datë 13.11.2008, “Për Avokaturën e Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Enkelejda Muçaj lirohet nga detyra si Avokat i Përgjithshëm i Shtetit.
Brunilda Lilo emërohet Avokat i Përgjithshëm i Shtetit. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë