Gjashtë persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë shëruar 10 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 105.325, derisa në total janë infektuar 107.749 persona.
MSH-ja bën të ditur se janë kryer 1.933 testime, derisa në total në vend për COVID-19 janë testuar 671.056 persona.
Në Kosovë 2.258 pacientë kanë vdekur nga COVID-19. Aktualisht janë 166 raste aktive në nivel vendi.
Ndërkohë sa i takon procesit të vaksinimit në 24 orët e fundit në Kosovë janë dhënë 6.975 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 170.098 doza të vaksinës.
Deri më sot 37.057 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.