Një shqiptar është ekzekutuar në Francë mëngjesin e sotëm.
Mediat franceze raportojnë se shqiptari 60-vjeçar është qëlluar me plumba në zemër dhe në kokë, në mes të rrugës në Strasburg.
Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugës des Frères-Eberts me rrugën Livio, në sektorin Plaine-des-Bouchers, pjesa perëndimore e rrethit Meinau.
Vrasja dyshohet të ketë ndodhur për larje hesapesh. Në bazë të dëshmive të marra në zonë, pas vrasjes dy burra u larguan me një makinë, e cila më vonë u gjet e djegur disa qindra metra larg vendngjarjes.