Gripi i shpendëve është shfaqur edhe në Fier. Ngjarja është regjistruar në fshatin Adë të njësisë administrativë Frakull, ku si pasojë janë asgjësuar 120 krerë të prekura me grip shpendësh.
Mësohet se nga 120 krerët e prekura, nga këto pula fushe ishin 70 kokë, zogj deti 14, rosa 16, pata 20, ndërsa 30 kishin ngordhur më parë.
Si rezultat ferma është dezinfektuar dy herë, ndërkohë që shpendët e sëmura janë groposur larg qendrave te banuara.
Janë marrë edhe 82 kampione gjaku në shpendët e familjes. Pjesë e kontrolleve janë bërë edhe pularitë. Deri tani nuk janë shfaqur shenja tek njerëzit.
Kjo nuk është hera e parë që shfaqen në vendin tonë grupi i shpendëve, pasi raste të tilla janë regjistruar në Tiranë, Korçë dhe në Elbasan.