Kjo rezolutë u miratua me 89 vota pro, ndërsa deputetët e Listës Serbe bojkotuan seancën.
Ndryshe, rezoluta dënon ashpër gjenocidin e regjimit serb në Srebrenicë ndaj pjesëtarëve të popullit boshnjak dhe të gjitha shkeljet e të drejtave të njeriut.
Në seancën e sotme të Kuvendit, kryeministri Albin Kurti deklaroi se gjenocidi në Srebrenicë është masakra më e madhe në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore. Ai shtoi se qeveria e tij po përgatit padinë për gjenocid kundër Serbisë.
“Ky është veprim fisnik e i duhur në emër të universales sonë njerëzore, dëshirës sonë për drejtësi. Dënimi i krimeve gjenocidale duhet të jetë i përhershëm i padiskutueshëm e i kudondodhur. Çdo vit e kujtojmë Srebrenicën duke kërkuar drejtësi”.
Gjenocidi i Srebrenicës ka ndodhur në korrik të vitit 1995 në Bosnje dhe Hercegovinë, ku ushtrua serbe vrau më shumë se 8.000 boshnjakë.
Gjykata Ndërkombëtare e Hagës ka marrë vendimin që masakra e Srebrenicës të njihet si gjenocid.