Zona e Prekalit është një nga më të bukurat dhe të veçantat jo vetëm në zonën e Shkodrës, por në gjithë Shqipërinë.
Lugina piktoreske së bashku me kanionet e Kirit e kanë shndërruar këtë zonë në një atraksion turistik që thith turistë nga anë e mbanë Shqipërisë, por edhe jashtë saj.
Veçanërisht në këto ditë të nxehta, ato janë zgjidhja ideale për tu freskuar dhe për të kaluar disa ditë larg zhurmës dhe monotonisë së përditshme.
Ndërthurja mës maleve, gjelbërimit dhe ujit të kristaltë bën që aty të kaloni një eksperiencë që vështirë se harrohet.
Siç mund ta shihni edhe në videon e shkurtër më poshtë, pushuesit nuk i kanë rezistuar dot ujit dhe kanë sfiduar të nxehtin pikërisht në këtë zonë.