Një vizatim i vogël me kokën e një ariu nga Leonardo da Vinci pritet të shitet për rreth 12 milionë paund në një ankand sot në Londër
Koka e Ariut me përmasa 7x7cm, është më shumë se 500- vjeçare.
Sipas shtëpisë së ankandeve Christie’s, ky është një ndër të paktat vizatime të mjeshtrit italian të Rilindjes, të cilat janë ende në pronësi private.
Vizatimi u krijua duke përdorur pikën e argjendtë në letër të zbehtë rozë-bezhë dhe është midis një numri të vizatimeve të kafshëve në shkallë të vogël të artistit, të cilat datojnë që nga fillimi i viteve 1480.
Ekspertja në vizatimet e vjetra,Laetitia Masson, e përshkroi argjendin si “një teknikë shumë të vështirë, për shkak se nuk pranon gabime”. Ai përfshin aplikimin e një maje argjendi në një letër të përgatitur posaçërisht për të lënë gjurmë dhe vija, që kërkon prekje delikate dhe presion.
Zonja Masson tha se Leonardo ishte i magjepsur nga natyra dhe kafshët në përgjithësi.
Skica më parë i përkiste piktorit dhe koleksionistit britanik Sir Thomas Lawrence, para se të shitej në Christie në 1860 për 2.50
Leonardo da Vinci, lindi në 1.452 dhe ndërroi jetë në 1519./BBC