Policia kufitare ka shpëtuar 7 turistë në Karaburun.
Bëhet me dije se turistëve u ishte prishur skafi me të cilin po lundronin.

Pas defektit në motor turistët rrezikonin edhe mbytjen, ndërsa kërkuan ndihmën e policisë kufitare teksa u gjendën në vështirësi në Karaburun.

Ndërhyrja e policisë kufitare ka bërë që 7 turistët të shpëtohen dhe raportohet se nuk kanë probleme.