Pak para finales së shumëpritur të EURO 2020, midis Anglisë dhe Italisë në Wembley, tifozët britanikë nuk kanë përmbajtur entuziazmin e tyre. Duke shpresuar se trofeu i madh i këtij kampionati do të kthehet në shtëpi ata ndoqën fluturimet spektakolare të avionëve, të cilët formuan fjalët “It’s coming home”.