“It’s not coming home, it’s going to Rome!” Me këtë shprehje tifozët Italian festuan titullin e dytë në histori si kampion Europe të Kombëtares ‘axurre’, që në finalen e Londrës mposhti me penallti 3-2 Anglinë falë heroit Donnarumma.
Finalja në ‘Wembley’ nisi në mënyrën më të çmendur për anglezët, pasi kaluan në avantazh që në minutën e dytë me Luke Shaw. Ky gol jo vetëm që shtangu të besuarit e Mancinit, por ishte edhe më i shpejti në historinë e një kampionati Europian.
Ndryshe nga çfarë pritej goli ndikoi për mirë te Italia, që pas këtij episodi mori kontrollin e lojës dhe vendosi diktatin në fushë. Goli i barazimit, që për më tepër vulosi edhe 90 minutat me rezultatin 1-1, u realizua nga qendëmbrojtësi Leonardo Bonucci. Në shtesë të dy kombëtaret provuan pak dhe për këtë arsye fituesi u zgjidh me penallti.
Fillimisht gabuan italianët me Belotti-n në tentativën e dytë, ndërsa radhën për të mos dërguar topin në rrjetë e pati Rashford që goditi shtyllën. Më tej Bernandeski iu dha zemër italianëve, ndërsa më pas situatën në dorë e mori Donaruma. Portieri 22-vjeçar, që në fund u shpall edhe lojtari i Euro 2020, do të priste dy penallti radhazi, fillimisht të Jadon Sancho-s dhe më pas të Saka-s, duke çuar në fund në delir tifozët e Italisë në të gjithë botën.
Me trofeun e dytë në histori Italia vendos edhe rekordin e 34 ndeshjeve pa humbje, që prej kohës kur skuadrën e mori në drejtim Mancini. Ndërkohë trishtim për Anglinë që finalen e parë në një kampionat Europian e humbi para publikut të saj.
Ndërkohë që me qindra tifozë janë mbledhur në ‘Fan Zone’ në sheshin ‘Skënderbej’, për të parë finalen Euro 2020, midis Anglisë dhe Italisë.
https://www.youtube.com/watch?v=ZKraDLnNvhg