Pas 4 ditesh e mbyllur për punëtorët ditorë sezonale pika e kalimit kufitar të Qafë Thanës është rihapur sot për këtë kategori, me përjashtim të 10 personave që janë ndaluar nga pala maqedonase pasi kanë marrë vulë ndalimi për 3-6 muaj.
Sipas burimeve pranë kësaj pike kufitare qindra punëtorë ditorë u ndaluan të kalojnë në Maqedonine e Veriut për 4 ditë me pretendimin se nuk plotësonin dokumentacionet e kalimit dhe nuk justifikonin qëllimin e udhëtimit , në një kohë kur midis Shqipërisë dhe RMV duhet vetëm një kartë ID. E gjithë kjo situatë erdhi pas vdekjes së një 40 vjeçari shqiptar i cili aksidentalisht humbi jetën teksa priste dru në një pyll pranë Ohrit . Burime thonë se qëllimi ishte lidhja e kontratave të punës dhe sigurimi i punëtoreve në vendin fqinjë.
Gjatë 24 orëve të fundit, në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës kanë hyrë e kanë dalë më shumë se 8000 shtetas të huaj dhe shqiptarë.