Zjarret e egra po kërcënojnë Olimpian e lashtë të Greqisë, vendlindjen e Lojërave Olimpike.
Foto të ndryshme po qarkullojnë në rrjetet sociale të cilat tregojnë zjarret rreth sitit arkeologjik me famë botërore, ku Lojërat Olimpike u mbajtën çdo 4 vjet nga 776 para Krishtit për më shumë se një mijë vjet.
Rreth 100 zjarrfikës po luftonin me zjarrin të mërkurën, ndërsa po ndihmoheshin nga tre helikopterë dhe dy aeroplanë.
Banorët që jetojnë pranë Olimpias u evakuuan si masë paraprake. Kujtojmë se në vitin 2007 zjarret e mëdha në zonë i morën jetën dhjetëra njerëzve.