Një person raportohet të ketë humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin Fier-Vlorë, afër Panajasë. Viktima mësohet se është një grua, trupi i të cilës ka përfunduar jashtë mjetit ku ndodhej, si pasojë e aksidentit.
Ambulanca dhe policia janë nisur drejt vendit të ngjarjes, ndërkohë që mësohet se si pasojë e aksidentit është krijuar një radhë kilometrike mjetesh.