Ditët e fundit kanë qenë tepër të vështira me situatën e zjarreve në vend. Sikur të mos mjaftonte kjo, moti tepër i nxehtë, i shoqëruar shpesh edhe nga erëra të lehta kanë favorizuar përhapjen e tyre duke krijuar vatra të ndryshme në gjithë territorin e Shqipërisë.
Së fundmi edhe zona e Bushatit, në Shkodër është përfshirë nga flakët. arkiva.fjala.al/ ka siguruar një video ku duken sipërfaqe me pemë e gjelbërim të përfshira nga flakët.
Ajo që bie në sy është që flakët janë pranë banesave dhe nëse situata përkeqësohet mund të rrezikohet jeta e banorëve.
https://streamable.com/w00rwe