15 persona kanë humbur jetën dhe 17 të tjerë janë plagosur ditën e sotme në Turqi. Anadoly Agency shkruan se një autobus udhëtarësh devijoi nga rruga dhe u rrokullis në Balıkesir.
Nga hetimet e para të bëra në vendin e aksidentit, u gjet një shenjë frenimi prej rreth 40 metrash, ndërkohë që ende nuk duhet se cili është shkaku i aksidentit.
Guvernatori i Balikesir, Hasan Sildak tha se tre nga 17 personat e plagosur në aksident u lanë të lirë nga spitali pas trajtimit që morën.
