Ardhja e këngëtarit serb Goran Bregovic, në festën e Birrës në Korçë ka irrituar shumë këngëtarë dhe jo vetëm. Një nga një, artistët shqiptarë kanë deklaruar publikisht se nuk do të ishin në Korçë për festën e përvitshme, pikërisht për shkak të pranisë së Bregoviç.
Goran Bregovic, i lindur nga babai kroat e nëna serbe, ishte frymëzues e idhull i ushtrisë vrastare serbe gjatë luftës në Kosovë më këngën “Pucaj”. Mohoi tërë jetën kombin e vet kroat. I këndonte kallashit serb që vriste popullatën kroate e shqiptare. Dikur ai ka qenë pjesë e grupit të famshëm “Bijelo Dugme” që ka performuar edhe në Kosovë në kohën e ish-Jugosllavisë.
Goran Bregoviç do të performojë në natën më kulminante të festivalit të birrës së Korçës dhe kjo ka irrituar një pjesë të madhe të shqiptarëve të Kosovës që akuzojnë atë për këngë që kanë frymëzuar masakrat serbe në Kosovë. Bregoviç në vitin 1983 me grupin e tij kishte kënduar një këngë të titulluar “Kosovska” edhe në gjuhën shqipe.
Teksti i plotë i këngës
Sonte, t’lutem bëhu gati,
Se do t’vijë vonë pas teje,
Hape moj dollapin,
Zgjedhe ti fustanin më të mirë.
Regullo flokët, bukuri,
Ashtu moj ti vetë si di,
Vë n’bistek një lulë bozhure,
Dua t’jesh ndër t’gjitha më e mirë.
A e di se t’gjithë do t’jenë atje?
Për ne të dy do të ketë hare…
Shkojmë së bashku: një, dy, tre…
Rroke mandolinën,
Bjeri, bjeri, bjeri çiftelisë,
T’gjithë të këndojmë,
Kënga le t’jehojë,
Kënga le t’jehojë,
ÇDO GJË MUND TË JETË ROCK N’ROLL…
Lexo edhe : Kush është Goran Bregoviç? Këngëtari që frymëzoi tigrat e Arkanit në masakra
Nëse nëna nuk t’lejon.
Atëherë, qysh del tek s’e di,
Mos u ngut, mos u shpejto,
Prit gjersa gjumi e kaplon.
Përvidhu nga kapixhiku,
(Dhe) Fustanin mos e gris,
Ke kujdes mos humb bozhurin,
Dua t’jesh hej moj si hyjneshë.
A e di se t’gjithë do t’jenë atje?
Për ne të dy do të ketë hare…
Shkojmë së bashku: një, dy, tre…
Rroke mandolinën,
Bjeri, bjeri, bjeri çiftelisë,
T’gjithë të këndojmë,
Kënga le t’jehojë,
Kënga le t’jehojë…
ÇDO GJË MUND TË JETË ROCK N’ROLL…
Sonte, t’lutem bëhu gati,
Se do t’vijë vonë pas teje,
Hape moj dollapin,
Zgjedhe ti fustanin më të mirë.
Rregullo flokët, bukuri,
Ashtu moj ti vetë si di,
Vë n’bistek një lulë bozhure,
Dua t’jesh ndër t’gjitha më e mirë.
A e di se t’gjithë do t’jenë atje?
Për ne të dy do të ketë hare…
Shkojmë së bashku: një, dy, tre…
Rroke mandolinën,
Bjeri, bjeri, bjeri çiftelisë,
T’gjithë të këndojmë,
Kënga le t’jehojë,
Kënga le t’jehojë…
ÇDO GJË MUND TË JETË ROCK N’ROLL…
Eja, një, dy, tre…
Rroke mandolinën,
Bjeri, bjeri, bjeri çiftelisë,
T’gjithë të këndojmë,
Kënga le t’jehojë,
Kënga le t’jehojë,
Kënga le t’jehojë,
Kënga le t’jehojë,
Kënga le t’jehojë,
Kënga le t’jehojë,
Kënga le t’jehojë,
(Rroke mandolinën…)
Kënga le t’jehojë,
Kënga le t’jehojë.
Kënga le t’jehojë,
(Rroke mandolinën…)
Kënga le t’jehojë,
Kënga le t’jehojë,
(Rroke mandolinën…)
Kënga le t’jehojë,
Kënga le t’jehojë,
(Rroke mandolinën…)(hej, hej, hej…)
Kënga le t’jehojë,
Kënga le t’jehojë,
(Rroke mandolinën…)
Kënga le t’jehojë,
(Rroke mandolinën…)
Kënga le t’jehojë…
(Rroke mandolinën…)
Kënga le t’jehojë…/Gsh