Zjarri në Dukat të Vlorës dhe ajo në Majën e Rrunës në Kukës janë dy vatrat problematike ne vend nga zjarret. Pas mesnatës në fshatin Dukat janë aktivizuar disa vatra zjarri për shkak të erës duke bërë që flakët të përhapeshin me shpejtë dhe të rrezikonin banesat.
Forcat zjarrfikëse kanë punuar gjatë natës në mënyrë që të mos lejonin që flakët t’i afroheshin banesave, ndërsa sot që në orën 06:00 të mëngjesit ka ndërhyrë për vënin nën kontroll të flakëve edhe helikopter holandez ‘Chinook’ me kapacitet ujëmbajtës 10 mije litra.
Edhe në majën e Runës në Kukës sipër Tunelit të Kalimashit situata është problematike dhe pyjet vijojnë të digjen prej ditësh. Edhe në këtë zonë pritet të nis punën helikopteri për shuarjen e flakëve nga ajri si dhe mbi 80 forca të ushtrisë, shërbimit zjarrfikës dhe të bashkisë janë angazhuar nga toka për të mos lejuar përhapjen e zjarrit.
Në pjesën tjetër të vendit thuajse situata është qetësuar ku nuk ka vatra aktive ose janë të vogla dhe të kontrollueshme.