Një tjetër vatër zjarri është shfaqur në Radostinë të Fierit. Zjarri është përhapur në të gjithë sipërfaqen e kodrës në këtë zonë duke djegur ullishtet.
Forcat zjarrfikëse në vendngjarje po mundohen të shuajnë flakët dhe në ndihmë të tyre kanë shkuar edhe banorë të zonës. Flakët e zjarrit rrezikojnë banesat që ndodhen pranë.
Policia që ka shkuar në vendngjarje ka dyshime se është një zjarrvënie e qëllimshme.
