Policia e Durrësit ka vënë në pranga 31 vjeçarin, Hamdi Llana pasi 2 ditë më parë ka tentuar të vrasë me armë zjarri 25 vjeçarin, Ilges Spaneshi.
Si pasojë e të shtënave me armë, i riu mbeti i plagosur në këmbë dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me strukturat e DVP Durrës dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një pune hetimore profesionale, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit H. Ll., 31 vjeç, banues në Durrës.
Ky shtetas, më datë 08.08.2021, në orën 23:40, në lagjen nr.18, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin I. S., 25 vjeç, i cili si pasojë e të shtënave është plagosur në këmbë. 25-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.