Pas fotografisë me 81-vjeçaren Panagiota Noumidi duke lënë shtëpinë e saj në Evia pranë zjarrit që preku ishullin për ditën e 9-të, fotografia me Valentinën e vogël u bë virale.
”Valentina e vogël po qan ndërsa pret që babai i saj, të kthehet pasi po përpiqet të shpëtojë shtëpinë e tyre nga zjarri. Nëna e saj në gjendje shoku u përpoq të shkonte në shtëpinë që po digjej nga zjarri për të parë nëse burri i saj ishte mirë, por ne e ndaluam. Në atë moment, kolegu Nikos Kristofakis nxori një lodër të vogël nga makina e tij dhe ia dha Valentinës. Vetëm nëse jeni prind, dini si të pushoni një fëmijë që të mos qajë më”.- shkruan Moutafis/GSH
