Barcelona ka nisur kampionatin me fitore ndaj Real Sociedad me rezultatin 4-2, në një sfidë ku protagonist ishte Martin Braithwaite. Kjo ishte sfida e parë e katalanasve pas shumë viteve, ku Leo Messi nuk ishte prezent në skuadrën katalanase.
Plaga për largimin e Pleshtit është ende e hapur dhe Camp Nou e kujtoi argjentinasin në minutën e 10-të, numër që Messi e mbante mbi shpinë.

Më shumë se 20,000 tifozë kanë brohoritur emrin e tij, së bashku me duartrokitjet. Një reagim i parë që është shoqëruar me disa fishkëllima nga fansat.
Barcelona fans chanting Messi’s name in the 10th minute ❤️ pic.twitter.com/nmcvyueSUq
— ESPN FC (@ESPNFC) August 15, 2021
Gjithashtu, emri i Messit u shfaq në tabelën e rezultateve tëstadiumit.
Por, ndërsa Barcelona po argëtohej sonte ndaj Sociedad largimi i Lionel Messit është një kafshatë që nuk kapërdihet lehtë për tifozët e Barcelonës.
Para ndeshjes së sotme kundër Real Sociedad, tifozët kanë shpalosur mesazhe të shumta kundër presidentit Laporta. “Barcelona nuk është biznesi juaj”, shkruhet në një prej tyre, ndërkohë që dikush tjetër e konsideron tradhtar. Ka nga ata që shkojnë edhe më tej, teksa shkruajnë “Laporta shërbëtori i Florentinos”. Thumbimet gjithashtu janë të pashmangshme, sikurse ky: “Ti në Ibiza dhe Messi në Paris”


Todo normal. Día de partido en el Camp Nou. ??♂️ pic.twitter.com/OY60ZWMC8X
— Fernando Palomo ESPN (@fernandopalomo) August 15, 2021