Një 25-vjeçar është gjetur i vdekur në makinë mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Vlorë-Babicë.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 07:35, ndërsa dyshohet se i riu, identitet i të cilit nuk bëhet me dije, ka humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit.
Janë ende të paqarta rrethanat e kësaj ngjarje, ndërsa nuk ka informacion nëse i riu është ekzekutuar apo është vetëvrarë.
“Më datë 21.08.2021, rreth orës 07:35, në aksin rrugor Vlorë-Babicë, në rrethanave ende të paqarta, është gjetur pa shenja jete brenda në automjet, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 25 vjeç, dyshohet se ka humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit. Shërbimet e Policisë kanë mbritur menjëherë në vendngjarje. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia.