Ditë e trishtë për Eric Garcia dhe familjen e tij, pasi mësuan se Joan Martret, gjyshi i lojtarit, kishte ndërruar jetë dje, në moshën 88-vjeçare. Martret ishte i lidhur ngushtë me botën e futbollit në Martorell, ku jetonte familja.
Në një kundërzbritje, Garcia bëri një faull të nevojshëm taktik, çka i kushtoi kartonin e kuq në kohën shtesë. Me sa duket, ngaqë e mori vesh para fillimit të lojës për vdekjen e gjyshit të tij, ndoshta nuk ishte dita që të luante.