Një tjetër pushues është mbytur në plazhin e Velipojës këtë të dielë, pas mbytjes së dy personave në Spille.
Policia njofton se rreth orës 11:15, në plazhin e Velipojës, shtetasi Hasan Hysenaj rreth 59 vjeç, dyshohet se është mbytur në det.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.