Ajo që u përfol gjatë orëve të fundit, tashmë është bërë zyrtare. Cristiano Ronaldo është lojtari më i ri i Manchester United. Pasi u largua nga Juventusi, portugezi vendosi të rikthehet te United, aty ku ka luajtur edhe në të kaluarën, nga viti 2003 deri në vitin 2009, ku më pas u transferua te Real Madrid.
U përfol për një kalim të mundshëm te Manchester City, por portugezi do të vazhdojë karrierën te skuadra tjetër e Mançesterit. Ka qenë vetë klubi i United që ka zyrtarizuar marrëveshjen me 36-vjeçarin, i cili menjëherë do të vihet nën urdhrat e Solkjaer.
Raportohet se United ka paguar 25 milionë euro te Juventus për të marrë shërbimet e Ronaldos, ndërsa këtij të fundit do i ofrohet një kontratë 2-vjeçare me 25 milionë euro në sezon.