Sot nisi Forumi strategji i BE në Bled të Sllovenisë, i cili do të zgjatë dy ditë 1 dhe 2 shtator. Kryeministri Edi Rama i është i pranishëm në këtë forum i shoqëruar nga Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka dhe Ministri i shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj.
Në mbërritje Rama u prit nga kryeministri slloven, Janez Jansa, ndërsa pati takime të shkurtra të ngrohta edhe me të dërguarin e BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak dhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, i cili madje e përqafoi duke patur një takim të përzemërt me Ramën.
Kryeministri Rama para nisjes së forumit pati edhe një takim me Komisionerin për Zgjerim, Oliver Varhelyi.
Rama është vendosur të ulej në rresht të parë të sallë ngjitur me kryeministrin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Kryeministri Rama pritet të mbajë fjalën e tij pas orës 16:00.
Ky forum ka në fokus të ardhmen e Evropës dhe përgjigjen efektive ndaj sfidave aktuale, sic është pandemia Covid që ka “gjunjëzuar” botën. Temat e diskutuara në ditën e parë të Forumit me përfaqësues të BE-së, KE-së dhe Ballkanit Perëndimor, do të përfshijnë të ardhmen e procesit të zgjerimit të BE-së, një nga diskutimet më të forta në Forum, që i paraprin samitit BE – Ballkani Perëndimor në tetor.
Në ditën e dytë të takimit, bisedimet do të përqendrohen në rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë dhe rimëkëmbjen e turizmit.