Një zjarr ka rënë në një stallë në afërsi të ‘Urës së Zogut’ në Lezhë. Siç shihet flakët janë përhapur në malin aty pranë, ndërkohë që zjarrfikësja po punon për shuarjen.
Menjëherë pas ngjarjes kanë mbërritur edhe zjarrfikëset dhe policia ku po punohet për shuarjen e flakëve. Ndërkohë ende nuk dihet se cilat janë shkaqet e zjarrit
Lezhë/Informacion paraprak
Më datë 06.09.2021, rreth orës 15: 49, kemi marrë njoftim së në një stallë, në afërsi të “Urës me Harqe ” ka rënë zjarr.
Menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses, ku po punohet për fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.