Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit është tërhequr për të marrë një vendim përfundimtar për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, i cili kërkon shpalljen e pafajësisë ose rikthimin për gjykim të çështjes sërish në Shkallën e Parë por me një tjetër turp gjykuese.
Avokati i tij mbrojtës Sokol Hazizaj paraqiti provat e reja, por gjykata nuk pranoi as marrjen si provë të raportit mjekoligjor të Llallës i cili ndodhet në spital me një sëmundje të rëndë dhe as provën se shërbimet spitalore në SHBA janë paguar nga një shtetas amerikan.