Lideri historik i PD, Sali Berisha ka paralajmëruar edhe këtë të premte një lëvizje të re që do i sillte partisë sipas tij legjitimitetin, statusshmërinë dhe sovranitetin.
Duke folur për mediat para hyrjes në Kuvend, Berisha theksoi se i “vetmi që do marrë përgjigjen që meriton është njeriu që shet Partinë Demokratike.
Berisha: I vetmi që do marrë përgjigjen që meriton është njeriu që shet partinë Demokratike. Do të ketë një lëvizje statutore e tëra e bazuar në rivendosjen e legjitimitetit, statusshmërisë, sovranitetit të PD.
Jeni penduar që e rritët Bashen në PD?
Berisha: Këto tani janë probleme të ndryshme, por them se emergjenca është kjo, PD do rivendosë sovranitetin, statutshmërine e saj të grabitur poshtërsisht.