Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij Pedro Sánchez kanë nënshkruar sot në Spanjë dy marrëveshje të rëndësishme në fushën e arsimit dhe për ekstradimet.
Rama shkruan se kjo është vizita e parë zyrtare e nivelit të lartë në Spanjë në historinë e marrëdhënieve bilaterale, dhe hap një faqe të re në këto marrëdhënie me potencial të lartë bashkëpunimi politik, ekonomik e kulturor mes Spanjës dhe Shqipërisë.
“Madrid, Spanjë – Me Kryeministrin e Mbretërisë së Spanjës, Pedro Sánchez ku nënshkruam edhe dy marrëveshje: Memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Spanjës, për bashkëpunimin në çështjet e arsimit të lartë dhe Marrëveshjen si shtesë e konventës europiane për ekstradimin e vitit 1957”, shkruan kryeministri Rama.