Ky është momenti kur shoferi i një makine godet me mjet qëllimisht dy hajdutët që ishin në motoçikletë, dhe në ato momente po tentonin të kryenin vjedhje në mes të ditës.
Mësohet se shoferi që goditi me makinë dy hajdutët, pak minuta më parë, kishte rënë dhe ai pre e kërcënimeve të tyre dhe grabitjes. Kamerat e sigurisë kanë filmuar të gjithë këtë moment.
Fillimisht shfaqet njëri prej grabitësve duke i drejtuar armën një çifti, e detyruar ata që të ngrinin duart lart. Më pas, ata papritur goditen nga makina, e cila largohet me shpejtësi nga aty.
Si pasojë, dy hajdutët kanë pësuar lëndime të shumta trupore, megjithatë, edhe pse të plagosur kanë mundur të largohen nga vendngjarja.