Kryeministri Edi Rama është duke iu përgjigjur opozitës në Kuvend për debatin e rritjes së çmimeve. Ai u është drejtuar deputetëve të PD duke iu thënë se nëse vazhdojnë t’i bëjnë shqiptarët për budallenj, në opozitë do të mbeten.
“U bë 8 vjet që përsërisni të njëjtën gjë. Merrni të njëjtin rezultat. Prapë e përsërisni, merrni prapë të njëjtin rezultat. Aty ju kam gjetur dhe aty do ju lë, nëse vazhdoni të përsërisni të njëjtën gjë dhe i merrni shqiptarët për budallenj”, tha Rama ndër të tjera.
Pjesë nga fjala e Edi Ramës:
U bë 8 vjet që përsërisni të njëjtën gjë. Merrni të njëjtin rezultat. Prapë e përsërisni, merrni prapë të njëjtin rezultat. Aty ju kam gjetur dhe aty do ju lë, nëse vazhdoni të përsërisni të njëjtën gjë dhe i merrni shqiptarët për budallenj
Dje në samitin e BE të gjithë ata të vendeve të pasura dhe më pak të pasura, kryefjalë të shqetësimit kishin se çfarë mund të bëjmë së bashku sic bëmë me pandeminë për të përballuar furtunën e krizës energjitike. Ju u thoni shqiptarëve nuk ka lidhje me tregun ndërkombëtar. Shqipëria ka ujë, po thatësirë ka Shqipëria?
Del Shqipëria për të blerë energji apo jo? Kur qeverisnit ju a dilte në treg Shqipëria, për të blerë energji?
Fatura e energjisë dhe të gjitha faturat në sistemin që kemi zgjedhur dhe për të cilin ju me të drejtë ishit pararoja si mishërimi i lëvizjes antikomuniste, kemi vendosur që të kalojmë nga ekonomia komuniste e centralizuar e cila vendoste çmimet, në lirinë e tregut kapitalist. Rritja e çmimit në bursë, nuk pyet as se Spanja e as se Shqipëria ka më pak.
Ju, partia e qendrës së djathtë, ju partia e liberalizimit të tregut, kur ju dëgjon që flisni dhe mos t’ju njohësh, mendon se jeni mbeturina të partisë së punës.
Këlliçi: Ik ore të të vijë turp
Rama: Nuk është agrumet e shara. As fyerjet. Këtu dëgjohen të shara mbarë e mbrapa. Ju jeni një hall që unë nuk ua zgjidh dot.