Një qytetare i ka kërkuar shpjegim ish-kryeministrit Sali Berisha se ku ishte ai dhe pse nuk patëm një reagim në momentin kur kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha largoi personazhet me kontribute të vyera për shumë vite në PD.
Berisha tha e nuk ishte aspak dakord me veprimin e kryedemokratit dhe në bisedimet që ka pasur me të, i ka thënë se pas këtij akti ai është lider i thyer.
“Unë ju garantoj se ndaj atij akti, kryetarit të PD-së i kam thënë çdo gjë që meritonte. I kam deklaruar në zyrën time se me këtë vendim që ke marrë ata kanë të drejtën e zotit të ndërmarrin ndaj teje çdo veprim politik. Unë para gjithë shqiptarëve kisha deklaruar se largimi im është pa kthim dhe kjo më impononte mua të vetëpërmbahesha. Ata i kam thirrur në zyrë, të ri-integrohen në PD, por i kam thënë atij mbrapa, se me këtë akt dhe me atë të marrëveshjes je lider i thyer. A ngjitesh apo jo, kjo është një punë që duhet parë. Por sot e tutje ti Basha do jesh në lider i thyer”, ka thënë Berisha.